Diten e premte paradite rreth orës 11 :00, policia e Lushnjes ka dhunuar trashëgimtaret e një prone në Lushnje , 3 zonja janë dhunuar.
Bashkia ka lajmëruar pjesëtarët e tokës se duhet të lirojnë tokën se kjo hapësirë do të kthehet në varreza publike.
Me këte toke bujqesore keto familje mbahen. 3 zonja janë dhunuar nga policia dhe jane shoqeruar ne komisariatin Lushnje. Dy nga të dhunuarat janë 71 vjeçarja Elisabeta Licka dhe Hava Shefa 58 vjeçe.
“Jam e bija e Haxhi Markut, trashëgimtare e tokës. Ne kemi marrë dokumentat nga arkivat e shtetit. Na sjellin dokument tjetër që është në pronesi të bashkisë. Kurrë asnjëhera nuk ka bashkia këtu tokë. Kjo tokë është marrë në kohën e Zogut. Babai im mi ka treguar të gjitha. 4300 janë këtu. Kjo bashki më ka dhunuar aq shumë atë ditë. Më ka grisur urdhërin që ka dërguar vetë. E grisi policia. Nuk e kuptoj pse e grisi. E bëjnë me qëllim. Jemi 5 veta trashëgimtarë. Policia direkt më ka dhunuar se isha e bija e Haxhiut. Prezent ishte vëllai im, por ai është me tension. Ishin dhe dy mbesat e mija. Mi kanë dhunuar aq shumë. Na shoqeruan me zor. Rrobat e mija kaluan në qafë. Shyqyr isha me pantallona se do isha gjithë gjak. Më kapi në mes policia dhe nuk na lëshonte. Kanë dëmtuar tokën e mbjelle me jonxh dhe bacën ku mund të ishte kokrra e domatës e freskët e mirë. Jemi lajmëruar shumë vonë qëllimisht,” tha njëra nga gratë e dhunuara.
Mirëpo në hapësire e tokës ku kërkojnë varreze eshte perrua dhe ne dimer ka rrezik per te gjithe. Te premten jane shkulur peme ulliri dhe jo vetem.
“Jam e bija e Arif Markut. Babai im e ka tokën këtu. Vëllezërit e mi ushqehen me këtë tokë. Pa pension, pa punë. Kjo vendosi ta marri për varreza publike. Nuk jemi kundërshtim, por kjo tokë të dëmshpërblehet. Pse nuk na ndihmon kjo si kryetare bashkie. Ne dhe ligjet nuk i dimë. Erdhën me forcë, morën urdhër. I kemi kërkuar të na presë kryetarja, që të sqarojmë disa gjëra. Ajo tha jo. Jemi shuëm të prekur. Jam direkt e dhunuar nga policia. Jam tërhequr zvarrë. Jam e operuar. I kam thënë më lëshoni se jam e operuar dhe nuk hipi dot në furgon kështu si më tërhiqni ju. Shteti nuk funksionon. Dua dëmshpërblim”, tha gruaja e dytë e dhunuar.
Tashme familjaret kane hedhur kete çështje edhe ne gjykate per pezullim, as familjarët nuk jane kunder por të pakten jo te mos i demshperbleje e të hedhin banorët ne rruge.
“Ata janë trashëgimtarë të kësaj toke. Policia ka ardhur për të prishur pemët dhe toka të kthehet në varreza publike. Tre gra janë dhunuar nga policia dhe janë shoqeruar në komisariatin e Lushnjës. Vendimin për të liruar tokën e ka grisur policia , sipas tyre. Ata kërkojnë dëmshpërblim për tokën, pasi vëllai i zonjës jeton me këtë tokë. Ata kërkojnë që të ndërhyjë bashkia, pasi janë dëmtuar pemë ulliri dhe të tjera. Një pjesë e tokës është dhe përrua, ku gjatë shirave gjysma e tokës mbulohet nga uji. Videoja është bërë virale të premten, por sot kemi pasur kontakt me gratë e dhunuara”, raportoi gazetarja e Fax News, Fatmira Bajrami.
(E.H/Faxweb.al)