Në Rrethin e Shkodrës janë mbyllur nga ana e bashkisë disa shkolla që do të shëbrnin si qendra votimi për ditën zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.
Sipas raportimeve janë kyçur pothuajse të gjitha institucionet arsimore në varësi të bashkisë së Shkodrës, që janë caktuar si qendra votimi.
Mësohet se në shkollat e mbyllura nga ana e bashkisë përfshihen dy të tilla në Velipojë dhe në Grudë.
Bashkia ka dhënë argumentin se vendosja e materialeve zgjedhore si dhe mbajtja e procesit të vitimit në ambientet e shkollave në pronësi të saj nuk do të lejohet, ndërsa theksohet se kjo bëhet në zbatim të dekretit të Presidentit.
Bashkia e Shkodrës e ka vendosur njoftimin me të cilin tregon arsyet se përse I ka kyçur dyart në portat e shkollave dhe mbajnë firmën e Voltana Ademit.
“Ndërtesat që janë në pronësi dhe administrim të Bashkisë Shkodër janë në shërbim sipas funksionit që ato kanë të përcaktuar në dokumentin e pronësisë. Askush nuk është i lejuar për t’i përdorur ato për qëllime të tjera pa autorizimin e Bashkisë Shkodër. Sipas përcaktimit ligjor ky objekt është i paprekshëm pa lejen e institucionit të Bashkisë”, shkruhet në dokument.
(F.GJ/FAXWEB.AL)