Mëngjesi i kësaj të hëne, i ka gjetur në protestë fermerët e tregut të fruta-perimeve në Korçës.
Shkak për këtë protestë, është bërë mbyllja e tregut.
Fermerët kanë bllokuar unazën e jashtme të qytetit, me pretendimin e policia bashkiake nuk i ka lejuar të tregtojnë mallrat e tyre. Fermerët shprehen se kanë 20-vite që tregtojnë mallrat e tyre, dhe se janë bllokuar nga Bashkia pa asnjë sqarim.
Nën një zë, ata kanë brohoritur ‘Hapni tregun’ dhe ‘Rama ik!’.
Pas ndërhyrjes së policisë, rruga është liruar. Ndërsa, në shenjë proteste, ata kanë vazhduar me hedhjen e disa prej prodhimeve në rrugë, duke kërcënuar se do të vazhdojnë ta bëjnë këtë veprim.
“K.H/Faxweb”