Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Milot-Fushë Krujë në afërsi të Thumanës, ku raportohet se 2 persona kanë mbetur të plagosur.
Dy makinat tip “Benz”, janë përplasur me njëra-tjetrën. Një nga automjetet është futur kundravajtje dhe është përplasur me makinën tjetër.
Autovetura me targa ta Shkodrës është futur kundravajtje, me qëllim shmangien e trafikut të rënduar
Personat e plagosur janë sjellë me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
(K.H/FAXWEB.AL)
Discussion about this post