Pas tërmetit të fuqishëm që shkundi dje vendin, ditën e sotme në mediat sociale janë shpërndarë video nga kamerat e sigurisë që tregojnë panikun dhe frikën që përfshiu qytetarët.
Në momentin që toka dridhej gjëja e parë që të thotë instinkti të bësh është që të dalësh me vrap nga ambientet e mbyllura.
Në një video të ndarë së fundimi nga një berberhane, shihet teksa qyetarët nxitojnë të dalin jashtë, ndërkohë që beriberi, i cili kishte klient një fëmijë para vetes, nuk harron dhe e rrëmben në krahë për të dalë nga salloni së bashku me djaloshin.