18:38 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Besjan Pesha: Bastet po kthehen në monopol, ja si do të përhapet masivisht ky ves

17:54 | 15/10/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Besjan Pesha: Bastet po kthehen në monopol, ja si do të përhapet masivisht ky ves

Aktivisti i “Nisma #Thurje”, Besjan Pesha i ftuar në studion e televizionit Fax News, është ndalur tek vendimi i kryeministrit Rama për atë që ai e quan si reformë ndaj pikave të basteve.

Sipas Peshës, ajo që bën qeveria nuk është reformë, por një vendim për të favorizuar një kompani të caktuar duke i kthyer bastet në monopol.

Ai tha se, çdo shërbim qeveritar është duke u shndërruar nëmonopol, ndërsa shtoi duke iu përgjigjur kryeministrit i cili një ditë më parë tha se ata që duan të shpëtojnë bastet, të jenë të sigurtë se do të mbyllet çdo pikë basti e s’do të ketë monopol, se “nuk duam të shpëtojmë bastet por kryeministrin”.

Sipas aktivistit Pesha, problemi nuk mbaron me krijimin e një monopoli, por shkon edhe më tej, pasi ky ves do të përhapet edhe më shumë, pasi bixhozi do t’i mundësohet çdo qytetari që ka akses në internet, përfshi edhe fëmijët.

“Nuk kemi të bëjmë fare me një reformë, kjo nuk bëhet për të mirën e shqiptarëve, por për të favorizuar një kompani tjetër.

E them këtë sepse bixhozi është ves dhe shteti duhet ta kontrollojë. në çdo vend të zhvilluar, shteti bën rolin e rregullatorit, duke e kontrolluar atë, duke parë se ku janë problematikat më të mëdha.

Realisht sot nuk kemi asnjë përgjigje të saktë, kur kjo të dalë në mënyrë ilegale si do të operohet.

Faktet po tregojnë se qeveria po kujdeset të krijojë një monopol. Ky monopol mesa duket nuk do të jetë më me makineta, por me një ekran të thjeshtë, me një iPad, dhe do të jetë i disponueshëm në çdo bar, siç ndodh në Itali, dhe vesi jo vetëm që nuk do të frenohet por do të përhapet në mënyrë masive.

Ky është shqetësimi ynë, se po merret një vendimarrje për të favorizuar një kompani të caktuar, dhe më e keqja është se në vend që të frenojë këtë ves të keq, do ta përhapë atë gjithnjë e më shumë”, – tha Pesha.

Ai shtoi se me këtë që po bëhet, çdo qytetar qoftë edhe fëmijë, mund luajë bixhoz, pasi nuk ka kontroll të atij që e luan, mjafton të ketë akses në internet dhe mund të vërë baste e luajë kazino.

(B.B/ Faxweb.al)

Pas

E FUNDIT/ Kërkohet ndërhyrja e ushtrisë në Shkodër, zjarri u afrohet banesave (FOTO-VIDEO)

Para

A mund të lidhet Edi Rama?

Para
A mund të lidhet Edi Rama?

A mund të lidhet Edi Rama?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bisedë telefonike Scholz–Netanyahu: Gjermania kërkon zgjidhje diplomatike për konfliktin

Shtyhet sërish ndalimi i TikTok në SHBA, Trump firmos zgjatjen me 90 ditë

Qeveria ngre Task-Forcë për zbatimin e marrëveshjes me Italinë për migracionin

Kapet në Londër nga Interpol Tirana, shqiptari akuzohet se porositi vrasjen te Leart Haxhiu

Studenti kinez që drogoi dhe përdhunoi 10 gra në Londër e Kinë, dënohet me burg përjetë

Vendim i ri: Ministria e Financave zyrtarizohet si përfaqësuese e shtetit në Bankën e Zhvillimit

Irani arreston 24 të dyshuar si spiunë të Izraelit mes tensioneve në rritje

Trump kritikon kryetarin e FED: “Jerome Powell është një fatkeqësi për ekonominë”

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani: Është në paraburgim në shkelje të procedurës, hetimet nisën që në 2016, Meta u trajtua si nën regjimin Ayatollah-ut

Presidenti i Republikës së Italisë dekoron me titullin “Kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë”, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale dhe Drejtorin e Drejtorisë së Antiterrorit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.