Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha rrugët interurbane dhe në qendrat e banuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.
Gjatë javës së fundit: 30 shtetas të arrestuar/proceduar për vepra penale që përmban Kodi Penal Rrugor, 22 leje drejtimi të pezulluara dhe 14 985 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor.
Intensifikimi i kontrolleve nga Policia duke përdorur dronë, radarë, kamera, gjatë javës së fundit, ka çuar në pranga 14 drejtues automjetesh, nga të cilët 11 shtetas për drejtim automjeti në gjendje të dehur, 2 shtetas për drejtim automjeti pa leje drejtimi, 1 shtetas i ndaluar pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’’.
Po gjatë javës së fundit, janë proceduar në gjendje të lirë 16 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe korrupsion aktiv ndaj punonjësve të policisë.
Gjithashtu, janë pezulluar 22 leje drejtimi, 21 automjete të bllokuara si dhe janë vendosur 14 985 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.