10:37 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Biznesi i babait të kryebashkiakut ende nën flakë, asfiksohet roja. Dëme të pallogaritshme materiale

22:01 | 16/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Biznesi i babait të kryebashkiakut ende nën flakë, asfiksohet roja. Dëme të pallogaritshme materiale

Një fabrikë e cila prodhonte dyshekë është përfshirë mbrëmjen e sotme nga flakët në qytetin e Kavajës e cila është në pronësi të babait të kryebashkiakut, Redjan Krali.

Biznesi i Gjergji Kralit edhe në këto momente ndodhet nën pushtetin e flakëve, ndërsa gazetarja e Fax News Alabana Aliaj raporton se një person ka mbetur i asfiksuar për të cilin mësohet se është roja e objektit.

Ai është dërguar në spital pasi ka humbur ndjenjat dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kjo është hera e dytë që kjo godinë përfshihet nga flakët që prej ndërtimit të saj teksa dëmet në biznesin e Gjergj Kralit mendohet të jenë të mëdha.

Ngjarja është raportuar nga autoritetet se dyshohet të ketë ardhur nga shkaqe aksidentale, por që duke qenë rast i përsëritur pritet të nisin edhe hetimet.

Zjarrëfikësit e mbërritur edhe nga Tirana, Lushnja dhe Durrësi po luftojnë ende me flakët të cilat janë drejt neutralizimit, ndërsa nuk ka indicie për të shkaktuar dëme në objektet përreth. Në fabrikë janë të punësuar rreth 400 punonjës por, përveç rojes së objektit, askush nuk ndodhej aty në momentin e nisjes së flakëve.

Fabrika prodhonte dyshekë por edhe kishte shkëmbime tregtare me bizneset italiane, ndërsa dëmet mendohet të jenë shumë të mëdha.

“Rreth orës 19:10 në rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë  fabrika në administrim të shtetasit Gj. K, është përfshirë nga flakët, ku si pasojë ka veç dëme materiale. Policia dhe shërbimi i zjarrfikses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Paraprakisht dyshohet se zjarri është aksidental. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi Policia.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

“Ndryshimi i sistemit zgjedhor të bëhet më vonë”, Dashamir Shehi: U ndjeva shumë keq kur…

Para

“Po lëpini atë që nuk thuhet”, Bushati përplaset me Çlirim Gjatën: Opozita s’kishte këllqe të vijonte aksionin

Para
“Po lëpini atë që nuk thuhet”, Bushati përplaset me Çlirim Gjatën: Opozita s’kishte këllqe të vijonte aksionin

“Po lëpini atë që nuk thuhet”, Bushati përplaset me Çlirim Gjatën: Opozita s’kishte këllqe të vijonte aksionin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë/ Humb jetën në spital 54-vjeçari i aksidentuar, arrestohet 27-vjeçari drejtues i automjetit

“Asnjë lloj strukture mbi trotuare!”/ Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Në Tiranë çliruam 20 mijë m²

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 20 vatra, katër ende aktive

Skandal në Vorë/ Grumbullonin produkte të skaduara nga tregje në Tiranë, Durrës e Elbasan, u falsifikonin datat e skadencës dhe i rihidhnin në treg

Britani e Madhe/ Një aristokrate e arratisur dhe një përdhunues i dënuar shpallen fajtorë për vdekjen e foshnjës së tyre. Ja historia

Mallakastër/ 30 trupa të ushtrisë ndërhyjnë për shuarjen e flakëve në Belishovë

Rama: Përshtypje frymëzuese të vizitorëve të huaj nga bregdeti i Durrësit

Vrasja e Renis Dobrës në Ulëz, dalin sot para gjykatës së Dibrës, autorët e dyshuar Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj

Vjen sërish i nxehti afrikan, temperaturat ngjiten në 40 gradë

Kosovë/ Kuvendi sot mblidhet në seancën e 49 të konstituimit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.