Opozita e bashkuar më prani e qytetarëve të shumtë kanë bllokuar akset kryesore rrugore në 12 qarqet e vendit. Në krye të protestës në qarku e Elbasanit ndodhet kreu demokrat Lulzim Basha një protestë e cila po zhvillohet në kryqëzimin e Bradasheshit, aty ku takohen rrugët për Korçë, Rrogozhinë dhe Tiranë.
Ndërkohë në Fier qindra qytetarë kanë bllokuar rrugën tek rrethrrotullimi Ura e Mbrostarit, nyje kyçe kjo në hyrje të qytetit sepse nuk të jep mundësi devijimi dhe në krye të protestës është ish-deputeti Luan Baçi.
Në qarkun e Lezhës është bllokuar rrethrrotullimi i Milotit ku qindra qytetarë janë ‘ngujuar’ në mes të rrugës dhe nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve më në krye ish-deputeten Lindita Metaliaj.
Ndërkohë që në Tiranë bllokimi i rrugës është bërë tek rrethrrotullimi i Shqiponjës ku protesta drejtuhet nga Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi.
Edhe në Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Durrës, dhe Berat paraqitet e njëjta situatë ku protestues të shumtë të udhëhequr nga ish-deputetët opozitarë kanë bllokuar rrugët duke hedhur thirrrje të vazhdueshme kundër qeverisë.
Deri më tani protesta nuk është shoqëruar me incidente, ndërkohë në të gjitha pikat ku ajo po zhvillohet ka një prezencë të lartë të forcave të policisë.
Basha në Elbasan
Video-Live
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/424320004800835/UzpfSTE1OTgwNjI2NDY4ODM5Mzk6MjMwMjM5MTgwOTc4NDM0OQ/
Protesta në Fier