Protesta e studentëve vazhdon sërish edhe sot. Studentët janë ngujuar në shumë fakultete të Tiranës dhe po vijojnë të këmbengulin në realizimin e kërkësave të tyre.
“Bojkotoni mësimin, bojkotoni mësimin!” Përmes këtyre thirrjeve studentët, po vazhdojnë bojkotin e mësimit në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Mbrëmjen e kaluar studentët bënë të ditur për mediat se do të vijojnë të qëndrojnë të ngujuar në fakultete duke bojkotuar kështu mësimin deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
“Duke marr shkas nga zhvillimet e fundit në Fakultetin e Ekonomisë, UT pas shumë diskutimesh midis studentëve ramë dakord se protesta duhet të vazhdoj pasi qartësisht kërkesat tona nuk janë plotësuar.
Për këtë arsye kemi zhvilluar edhe një sondazh në fakultet dhe studentët me shumicë të cilësuar janë për bojkot deri në plotësimin e kërkesave tona.
Forma kryesore e protestës tonë është Bojkoti dhe gjithashtu do ta shoqërojmë me Ngujim.
I ftojmë gjithë studentët të na bashkohen nesër në protestë sepse kërkesat tona nuk janë plotesuar. Gjithashtu edhe qytetaret mund të na mbështesin me prezencën e tyre para fakuktetit që mos të guxoj më Policia e Shtetit dhe Policia Private të na dhunoj ndërsa ne protestojmë.
Për këtë arsye ju ftojmë nesër në mengjes që prej orës 07:00 ose më herët nëse mundeni ti dalim garant kauzës tonë. Kemi ftesë publike edhe ndaj pedagogëve që të na bashkohen në protestë. Të gjithë bashkë!
Gjithashtu distancohemi nga çdo organizim politik/partiak dhe jo vetem. Për ne të gjithë janë fajtor pse ne ndodhemi në këtë gjendje këto 28 vite! Studentët e bashkuar kanë për të fituar!”– thuhet në deklaratë.
(M.Q/Faxweb.al)