22:15 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Video/ Bomba molotov drejt kryeministrisë, protestuesit zaptojnë godinën. Basha mban fjalën mes flakëve

19:33 | 11/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video/ Bomba molotov drejt kryeministrisë, protestuesit zaptojnë godinën. Basha mban fjalën mes flakëve

Bomba molotovë dhe benzinë janë hedhur pak minuta më parë drejt kryeministrisë.

Që në momentet e para të protestës së katërt kombëtare të opozitës, qytetarët kanë çarë gardhin e vendosur nga policia, dhe duket se situata është edhe më e tensionuar se herët e tjera.

Menjëherë pas pamjeve të flakëve, fjalën përpara qytetarëve e ka marrë kryedemokrati Lulzim Basha.

Flakët kanë pushtuar dhe një pjesë të kryesisë së Kuvendit, që ndodhet në anën tjetër të Bulevardit. Sakaq punonjësit e policisë kanë vendosur maskat e gazit, ndërsa nga brenda kryeministrisë po hidhet ujë. Derimë tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Basha po i drejtohet turmës:

Mirë se jeni mbledhur në Kuvendin dhe referendumin popullor. Mirë se keni ardhur në kuvendin e sovranit. Jemi mbledhur sonte këtu, me një kushtrim, me një qëllim, me një mission, për të mos pranuar më kurrë, Shqipërinë e krimit, Shqipërinë e korrupsionit, Shqipërinë e hajdutërisë së Edi Ramës, por për Shqipërinë si gjithë Europa. Nuk të lëmë më të bllokosh rrugën tonë drejt Europës. Rama ik. 

Shqipëria si gjithë Europa. Me këtë ëndërr jemi mbldhur dhe kemi bërë hapa përpara. Me këtë ëndërr për shqipërinë si ngjithë europa kemi qëndruar në ditët më të zeza të diktaturaës dhe tiranisë.

Bashkimi i edi ramës me krimin ka një përgjigje të dhunojë zgjedhjet e ardhshme. Taskë forca duhet të jetë sot në burg. Edi Rama është shkatërruesi i drejtësisë. Zgjedhjet me krimin do t’ja dalin. Armata e lirisë është ngritur në këmbë, është derdhur në sheshe.

Zot në shtëpinë tuaj jeni ju, jo krimi.

Le ta dëgjojnë misionin tonë, anembanë e duam shqipërinë si gjithë europa. Brohoritje e protesteuesve.

Sot na nderojnë me praninë e tyre në këtë protestë madheshtore anëtarët e organizatës studentorë te PPE dhe përfaqësues të partive simotra nga të gjithë vendet e Europës. Zgjedhjet europiane, trioumfi i idealit të europës është sot.

Kjo është protesta e katërt kombëtare e cila zhvillohet përpara kryeministrisë nga opozita e bashkuar, që prej vendimit për të djegur mandatet e deputetëve të PD-së dhe të LSI-së.

Kërkesat e partive opozitare janë të qarta, dhe lidhen me mbajtjen e zgjedhjeve pa Edi Ramën kryeministër, dhe krijimin e një qeverie tranzitore, e cila do të mundësojë mbarëvajtjen e tyre.

Me kalimin e javëve vendosen në pikëpyetje dhe zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, që sipas opozitës nuk do të mbahen, ndërsa qeveria Rama dhe PS janë angazhuar me zgjedhjen e kandidatëve në mbledhjen e sotme të Asamblesë.

Thirrja e policisë: 

Policia, nëpërmjet një punonjësi të Policisë të Patrullës së Përgjithshme , thirrje në megafon drejtuar protestuesve dhe organizatorëve të protestës

“Te nderuar qytetarë,

Ruani qetësinë, ruani gjakftohtësinë.

Mos hidhni lëndë piroteknike, fishekzjarre, kapsolla dhe tymuese në drejtim të punonjësve të Policisë.

Hedhja e kapsollave dhe lëndëve piroteknike se  rrezikoni jetën e punonjësve të Policisë

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: protesta 11 majprotesta e opozites
Pas

Edi Rama sërish larg “telasheve”?! Protestuesit i bojatisin zyrën dhe i vënë flakën godinës (VIDEO)

Para

Protesta e tensionuar e opozitës, Sandër Lleshaj postim në Twitter: Askush nuk do e djegë Shqipërinë!

Para
Rama çon përpara vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve në 30 Qershor, porosia e Lleshajt për policët

Protesta e tensionuar e opozitës, Sandër Lleshaj postim në Twitter: Askush nuk do e djegë Shqipërinë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

Bundestagu zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

BE–NATO: Liderët evropianë kërkojnë koherencë të plotë në veprimet e Komisionit

Gjykata Speciale rrëzon kërkesën e mbrojtjes në rastin Thaçi dhe komandantëve të tjerë të UÇK-së

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në Ksamil, pranë një resorti

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.