Tirana dhe shumë qytete të vendit janë zgjuar sot nën pushtetin e reshjeve të shiut dhe të breshërit, ndërkohë që në zonat malore kanë qenë mbizotëruese reshjet e borës.
Për disa minuta me radhë në disa lagje të Tiranës ka rënë breshër, dhe duhet thënë që intestiteti ka qenë i lartë.
Sipas Meteoalb vranësirat dhe reshjet e shiut do të vazhdojnë përgjatë gjithë paradites, ndërkohë që pasditja sjell përmirësimin gradual të kushteve të motit.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe ne mesditë duke luhatur vlerat nga -2°C deri në 14°C.
Era do fryjë e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Perendimor -Veriperëndimor duke krijuar dallgëzimimbi 5 ballë.
Mbrëmjen e djeshme si pasojë e motit të keq dy tragete u përplasën mes tyre në Durrës, por që fatmirësisht ishte pa pasoja të rënda.