Kroacia tronditet nga një krim makabër që i mori jetën 7 personave. Mediet vendase kanë zbardhur detaje të reja nga krimi i ndodhur mbrëmjen e kaluar.
Autoritetet e kanë cilësuar si krimin më të rëndë që nga shpallja e pavarësisë së Kroacisë.
Autori i masakrës, 36-vjeçari Igor Nadj, ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij, Maja Tojagic, me të cilën kishte një fëmijë, si dhe djalin e saj 10-vjeçar që kishte nga lidhja e mëparshme. Kanë humbur jetën gjithashtu prindërit e saj, Dragomir Tojagic dhe Filjka Tojagic, motra e saj Josipi Tojagic, si dhe Davor Pauak, që ishte i dashuri i Josip.
Më pas, ai ka qëlluar edhe veten e tij, duke lënë jetim fëmijën e vetëm dy muajsh që kishte me Maja Tjagic.