Sot për vizitë zyrtare në Kosovë ka qëndruar Ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj.
Cakaj në Prishtinë është takuar me gjithë krerët e shtetit, përfshirë presidentin e vendit, Hashim Thaçin, kryekuvendaren Vjosa Osmani dhe në fund edhe kryeministrin Albin Kurti.
Më këtë të fundit ndërkohë gjatë shtrëngimit të duarve, Cakaj ka lëshuar edhe një batutë. Ai u është drejtuar fotografëve dhe kameramanëve duke iu thënë që nëse dojnë mund t’i ndërrojnë me Kurtin flamurat.
“Nëse doni i ndërrojmë edhe flamurët”, ka thënë Cakaj me shaka teksa kujtojmë se ai është edhe vetë nga Kosova, ndërsa Kurti vetëm së fundmi ka pranuar të mbajë në zyrë flamurin shtetëror të Kosovës pasi ka mbrojtur gjithmonë argumentin se njihte vetëm atë kombëtar.
Diçka e tillë ka marrë edhe vëmendjen e Kurtit, i cili e ka tejkaluar me një buzëqeshje të lehtë.