Vrasja e 35-vjeçarit grek nga forcat RENEA në Bularat të Gjirokastrës, ka shkaktuar një valë reagimesh.
Pas reagimeve nga autoritetet shqiptare dhe ato greke, ultranacionalistët e “Agimi i Artë” në Greqi, thirrën një protestë para Ambasadës së Shqipërisë në Athinë, ku nën thirrje raciste protestuan për vrasjen e Kostantinos Katsifas.
Me flamuj grekë në duar, ata protestuan për vdekjen e Konstandin Kaçifës, ndërsa mbajtën edhe qirinj dhe nuk kursyen aspak thirrjet raciste ndaj shqiptarëve.
“Shqiptarët vrasës, po vrisni vëllezërit tonë në tokën greke”, ishte një nga thirrjet e dëgjuara gjatë tubimit para Ambasadës së Shqipërisë në Athinë. Ndërsa në një tjetër thirrje, u dëgjuan fjalët: “Çekiç dhe zjarr për qentë shqiptarë”.
https://youtu.be/3W6kic_fRd8
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post