Kryeministri Rama ka vonuar gati 35 minuta për të nisur mbledhjen e shumëpërfolur të kryesisë së vogël së PS-së.
Në një moment që vëmendja është e përqëndruar plotësisht te përfundimet që do të nxjerrë kjo mbledhje kryeministri nuk ka munguar me postimet e tij në rrjetet sociale dhe pse duhet thënë se me komentet nuk është marrë shumë këto ditë.
Ndoshta ka qenë në lëvizje sa në Gjermani e sa diku tjetër.
Ndërkohë pak minuta para se buzagaz ti afrohej kryeministrisë ai ka postuar në profiling e tij në Facebbok një video me arritjet në Shëndetësi.
Cilido të jetë fati i Beqajt dhe Ministrave të tjerë sot, duhet thënë se Rama ua ka bërë mirë reklamën. (E.K/SHUPLAKA)