Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi foli me skype për emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, në Fax News, ndërsa moderatori e pyeti edhe për deklaratën e ish-ministrit, Ilir Beqja për uljen e pensioneve.
Ekonomi tha se është keqkuptuar deklarata, ndërsa edhe pati disa replika me gazetarin Rezear Xhaxhiu.
Xhaxhiu: Një ndjenjë të keqe propozimi i kolegut tuaj, keni ju një mendim për këtë ‘lajthitje’ të Beqajt?
Ekonomi: Unë besoj se ka një lloj keqkuptimi tek ajo që ka shkruajtur Beqja. Ai ka thënë se nëse duhet të kalojmë krizën, duhet bërë me sakrificën e çdo shqiptari dhe që do të jenë të hierarkizuar që janë mjekët, policët, garda…
Xhaxhiu: Harrove deputetët zonja Ekonomi
Ekonomi: E kemi bërë skakrificën ne e kemi dhënë gjysmën e rrogës.
Xhaxhiu: Nuk mund të kërkojmë sakrificë që e ka pensionin 110 mijë lekë të vjetra.
Ekonomi: Këtu është krijuar këqkuptimi, nuk kërkohet sakrificë tek pensionisti i zakonshëm, por tek shtesat, që të mos shtohen pensionet. Në Prill edhe pse ishim në periudhë virusi, pensioni u rrit.