13:01 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ “Çfarë u diskutua në mbledhjen e Bashës me aleatët?” Ndoka zbulon detajet, ja vendimi i marrë për partitë opozitare…

23:44 | 10/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbajtja e mandatit do të ishte turp i madh”, Ndoka: Presidenti të shpërndajë parlamentin

Për të folur në lidhje me situatën politike në Shqipëri, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Natë me Xhaxhiun” ka qenë kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka.

Sipas Ndokës situata politike në të cilën ndodhet vendi është tepër kritike. Ai shprehet se nëse: “Meta nuk mund të caktojë një datë të re zgjedhjesh jemi në një situatë kaotike për vendin”.

Referuar vendimit të Presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, Ndoka shprehet se kjo është një e drejtë kushtetuese e tij, ndërsa thotë që Rama është shumë hapa prapa realitetit dhe Presidentit të Republikës.

I pyetur në lidhje vendimin për shkarkimin e presidentit, Ndoka shprehet se një kërkesë e  tillë është tepër e rrezikshme dhe se nuk ka ndodhur kurrë në historinë e politikës shqiptare të veprohet në këtë mënyrë. Sipas Ndokës, edhe ish-kryeministri Berisha ka pasur problematika me të gjithë presidentët, mirëpo nuk ka ndodhur që të kërkojë shkarkimin e tyre.

Ndërkohë, për vendimin që është marrë gjatë takimit të sotëm me Bashën, Ndoka shprehet se për momentin partit opozitare do të rrinë në qetësi për të treguar edhe një shenjë respekti ndaj vendimit të Presidentit.

Intervista në studio: 

Xhaxhiu: Mbledhja e opozitës ditën e sotme me aleatët çfarë u diskutua, si do të veprohet?

Ndoka: Kuptohet që për situatën politike, kemi përpara mjaftë të papritura, dekretin e Presidentit të Republikës, nismen e Rilindjes për të larguar Presidentin, insistimin që ata kanë në nismën e tyre,  ka shumë pikëpyetje që kanë ndodhur të cilat javlen të diskutohet.

Në mbledhjen e sotme me Bashën është kërkuar që në këto ditë që vijojnë kërkohet një llojë qetësie, ndoshta edhe për respekt të vendimit të Presidentit. Kërkesa për shkarkimin e presidentit është shumë e rrezikshme një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë në politikën shqiptare as në ditët më të errëta. Kujtojmë se Berisha ka patur shumë përplasje me pothuajse të gjithë presidentët gjatë kohës që ka qenë kryeministër, por që asnjëherë nuk e ka marrë një vendim të tillë për të shkarkuar një president.

Shtyrja e zgjedhjeve nga presidenti është e drejta Kushtetuese e tij. Presidenti përfaqëson unitetin e popullit dhe një kërkesë e tillë në një kohë kur nuk kemi Gjykatë Kushtetuese është tepër e rrezikëshme. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë në politikën shqiptare.

Xhaxhiu: Rama sot pati një takim me ambasadorët e BE-së mori mbështetjen e tyre…

Ndoka: Jemi në një situatë krejt tjetër. Duhet ta kemi të qartë se Rama është shumë hapa realitetit politik shqiptar, është shumë prapa presidentit  dhe çka është më e rëndësishmja është shumë prapa gjithë shqiptarëve. Ky është problem një problem më i madh. E vetmja zgjidhje e krizës është largimi i kryeministrit Rama. Ai ka manuipuluar edhe faktorin ndërkombëtar. Rama ka abuzuar me Reformën në Drejtësi. Ai sillet ndryshe përballë  ndërkombëtarëve, hiqet si zgjidhësi i problemeve.

Reforma në Drejtësi është një reformë e cila nuk mund të pengohet nga asnjë politikan shqiptar djathtas apo majtas, dhe do të përfundojë si reformë. Çdo politikan shqiptar nuk mund ta pengojnë reformën në drejtësi, as Lulzim Basha nesër as Edi Rama sot. Rama nuk ka të drejtën morale të thotë që unë do ta drejtojë këtë vend.

Ky njeri nuk ka ardhur sot nga Parisi, nga poshtë urës. Jo, ai ka vite që ka ardhur dhe është pjesë i politikës shqiptare. Është personi që më së shumti ka drejtuar këtë vend edhe me Sali Berishën edhe me Fatos Nanon edhe me Ilir Metën.

Xhaxhiu: Progres-raporti i BE-së sqaron se në Shqipëri nuk ka asnjë emergjencë demokracie nga e cila duhet ikur…

Ndoka: Ky raport është një raport i cili jepert për 4 vite rresht dhe që nuk jep fare radiografinë e politikës shqiptare. Që të jemi të qartë, ky raport është një raport burokratik, i cili nuk flet për shumë çështje. Ai nuk flet për shumë çështje, nuk flet për Gjykatën Kushtetuese, nuk flet për drogën, ai nuk flet për  nivelin e korrupsionit në qeveri, nuk flet për rrezikimin e zgjedhjeve një partiake në Shqipëri. Pra është një raport që përsëritet nga viti në vit dhe përbënë një pengesë serioze në vendimarrjen e Bashkimit Evropian kur bëhet fjalë tek Ministri i Jashtëm.

Xhaxhiu: Protestat e opozitës dhe se çfarë duhet të bëjë ajo që të mbushi sheshet, që në protestë të marrin pjesë edhe ata persona të cilët i përkasin zonës gri të votuesve?

Ndoka: Opozita është një alternativë sot në politikën shqiptare. Protestat e organizuara nga opozita sot po mbushin sheshet me qytetarët e pakënaqur. Në protestat e opozitës ka edhe nga ata përsona të cilët vijnë për hallet e tyre dhe që nuk kanë një ngjyrim politik. Opozita në fakt në rrugën e saj të protestave ka dashur të radikalizojë qëndrimin e saj kundrejt kryeministrit Rama, e kishte marrë për një kohë këtë rrugë, e themi hapur sepse Rama e meritonte një gjë të tillë. Nuk kemi pse e fshehim, ka qenë si ide e opozitës, por që nuk arriti deri në atë pikë.

Xhaxhiu: Testi i drejtuesve të politikës ndaj drogës i politikanëve? A duhet ndërmarrë një test i tillë?

Ndoka: Është një test që të gjithë politikanët duhet ta ndërmarrin. Unë jam shumë i hapur ndaj një vendimi të tillë, madje me 4-5 parti të tjera opozitare e kemi kërkuar një gjë të tillë. Jam dakord që drejtuesit politik t’i nënshtrohen një testi të tillë. Ndoshta kur rflasim për teste droge mendjet paragjykuese të çojnë te zoti Rama, por jo një test të tillë mund ta ndërmarrë edhe zoti Basha.

Ekzistojnë disa paragjykime për zotin Rama për shkak të disa veprimeve të cilat ai kryen apo ujit të shumt që ai pi, por mendoj se një gjë e tillë, ndërmarrja e një testi nga Rama do të ishte e duhura edhe për socialistët për të hequr të gjitha këto mendime.

Xhaxhiu: Çfarë fature është duke paguar qytetari shqiptar nga protestat e herëpashershme?

Ndoka: Nuk është një faturë, madje është një çlirim i vendit. Mund të jetë një faturë për qytetarët të cilët vijnë nga rrethet për t’iu bashkuar protestës së opozitës por jo për të gjithë. Më shumë do të thoja që ky është një çlirim nga ky kryeministër, i cili e ka ndarë Shqipërinë në copa, kulla këtu kulla atje.

Etiketa: nard NdokaNate me Xhaxhiun
Pas

Meta anuloi zgjedhjet, reagon Brukseli: Urgjentisht dialog mes partive, shqiptarët duhet të votojnë

Para

VIDEO/ Maliqi hedh bombën: Mbi 5 deputetë të PS nuk do ta votonin shkarkimin e Metës, ja arsyeja

Para
VIDEO/ Maliqi hedh bombën: Mbi 5 deputetë të PS nuk do ta votonin shkarkimin e Metës, ja arsyeja

VIDEO/ Maliqi hedh bombën: Mbi 5 deputetë të PS nuk do ta votonin shkarkimin e Metës, ja arsyeja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Vrasja makabre e Anesti Ramës në Fier, mbërrijnë në gjykatë vajza dhe gruaja e viktimës së bashku me bashkëpunëtorin Çlirim Dogani

Vriten 38 palestinezë në sulmet izraelite në Gaza

Afera Partizani/ ‘Duam gjykim nga Gjykatë tjetër’, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtim të trupës gjykuese

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 34 vatra, 17 ende aktive

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpërndan sot mandatet për Elbasanin, Durrësin e Fierin

Faza përfundimtare e garës për kreun e ri të BKH, 7 kandidatët zhvillojnë sot intervistën me Dumanin dhe prokurorët e SPAK

Një tjetër foshnje vdes nga uria në Gaza

KQZ ia dha mandatin kushërirës së tij, Lapaj ankohet në KAS: Lista e mbyllur dha dorëheqjen, më takon mua

Richard Grenell reagon sërish për Hashim Thaçin: E turpshme që po mbahet ende në burg

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.