Jemi në sezon veror që përkon me periudhën e daljes në treg të prodhimit vendas. Përballë këtij fenomeni, duhej që çmimet të ulen, por ky faktor nuk është reflektuar siç duhet sipas qytetarëve dhe tregtarëve të cilët tregojnë se çmimet janë ende të larta për frutat dhe perimet.
Çmimet e fruta perimeve nuk po njohin rënie duke rënduar më shumë xhepat e qytetarëve në këtë periudhë të vitit.
Jashtë kameras, për mikrofonin e Fax News, tregtarët shprehen për gazetaren Sedjana Huna, se çmimet e fruta perimeve trefishohen nga fermeri te konsumatori. Qytetarët thonë se me pensionet dhe pagat e ulëta që kanë, ka ndodhur që shpesh edhe janë kthyer në shtëpi pa bërë pazarin dhe pa marrë asgjë.
Discussion about this post