Fax news ka siguruar videon ku Arber Çekaj dhe Fatmir Pjetri, tentojnë të largohen nga ambientet e burgut 313 në Tiranë. I pari që ka zbritur nga litari është Pjetri që tenton të largohet nga ambientet e paraburgimit ku i del përpara fillimisht një efektiv policie.
Më pas nga aty duket Çekaj i cili zbret dhe në një moment rrëzohet, më pas drejtohet drejt derës kryesore, ku përballet edhe ai me gardianin e burgut.
Për ketë çeshtje prokuroria vijon hetimet ku përvec gardianëve janë duke u hetuar dhe zyrtarë të lartë të burgjeve.
Kujtojmë se Pjetri e ka goditur gardianin e burgut që i pikasi me një mjet të fortë, e madje e ka kërcënuar atë me familje.
Pas ngjarjes ishte Pjetri ai që mori përsipër idenë e arratisjes, ndërsa Çekaj tha se e kishte ndjekur bashkëvuajtësin e tij në mënyrë instiktive.
Pjetri ka qenë i dënuar për grabitje me dhunë, me 30 vite burg, ndërsa Çekaj me 14 vite për trafik droge.