Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë. Trageti i Ankonës që ishte duke u nisur është përplasur me një target që ishte ankoruar më parë në port.
Bëhet me dije se rimojkiatorët po punojnë për zhvendojsen e tyre. Shkak për këtë përplasje është bërë era e fortë që ka përfshirë bregdetin e Durrësit ditën e sotme çka ka favorizuar edhe përplasjen.
Trageti Claudia në momentin që ka tërhequr spirancën dhe është shkëputur nga kalata për të nisur lundrimin drejt Italisë me udhëtarë dhe mjete në bord, është spostuar nga era e fortë duke u përplasur me një prej trageteve të linjës Durrës- Bari.
Nuk raportohet për dëme në njerëz apo në dy tragetet e përfshira në këtë incident, po në tragetin e linjës së Ankonës ka pasur tronditje të udhëtarëve që lundrojnë në të në çastin e spostimit nga era dhe përplasja me mjetin tjetër lundrues.