Është publikuar videoja e dy vrasësve të dyshuar si personat që ekzekutuan për vdekje 64-vjeçarin Memli Begalla.
Dy autorët e dyshuar janë larguar të qetë duke mos ngjallur dyshime.
Ngjarja ku mbeti i vdekur biznesmeni 64-vjeçar ndodhi më 14 shkurt në zonën e ish-Bllokut në Tiranë tek rruga “Nikolla Tupe” në orën 20:39 minuta e 10 sekonda.
Në videon e publikuar nga Abc News duket 64-vjeçari kur futet në tunel, dhe vetëm 20 sekonda më pas shfaqen dy autorët e dyshuar me xhupa dhe kapuçë.
Dy të rinj që kalojnë rastësisht në vendin e ngjarjes nuk e kuptojnë që aty kishte ndodhur një vrasje dhe kur dy autorët kalojnë përkrah tyre.
Shikoni videon e mëposhtme:
(F.G/Faxweb)