Dëgjesa e ministrit të Transporteve Damian Gjiknuri dhe kryebashkiakut vlonjat Dritan Leli është shoqëruar me tensione dhe debate në Orikum të Vlorës. Një qytetar ka kërkuar që të flasë gjatë mbledhjes dhe nuk është lejuar.
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar videon nga momenti i përplasjes, i cili përgëzon “qytetarët për qëndrimin e tyre të guximshëm dhe dinjitoz”.
“Hajduteve me pushtet nuk do kush t’u shohe surratin!
Ja çfare i bejne qytetaret e Orikumit ne ndegjese famozit Damjan Gjiknurit dhe Dritzi Lelit.
Nderim per qytetaret e Orikumit per qendrimin e tyre te guximshem e dinjitoz! Sb”
(M.Q/Faxweb)