Një denoncim është publikuar nga “Nisma #Thurje”, ndërsa akuzohet Ambasada e Turqisë për “zaptim” të një pjese trualli tek Parku i Liqenit.
Në denoncimin e bërë publik, qytetari që shprehet se është banor i kësaj zone, deklaron se kjo situatë është prej muajsh e tillë, ndërsa janë prerë disa pemë shumëvjeçare.
Denoncimi i plotë:
“Pershendetje Nisma, banoj ne rrugen e Elbasanit, shume prane fakultetit ekonomik dhe perballe me pyllin qe eshte pjese e PARKUT KOMBETAR ne Tirane…
Prej muajsh nje siperfaqe e konsiderueshme brenda parkut eshte marre nga ambasada turke, qe nuk ka vonuar te beje rrethimin… Gjate kesaj jave, aty jane prere disa peme shumevjecare (tjeter shkelje e ligjit), dhe me gjasa aty fillojne ndertimin e godines se re te ambasades apo konsullates. Dy dite me pare, aty erdhi nje kamioncine e mbuluar, per ta larguar pemet e prera pa rene ne sy. Bashke me kete mesazh do tju bashkangjis nje video dhe foto.”
(B.B/ Faxweb.al)