Andrea Gjini nga Belshi denoncon vjedhjen e policit i cili i ka vjedhur lekët. Sipas tyre janë 30 mijë euro të grabitura gjatë një kontrollit në banesë.
Paratë janë gjetur te vëllai që nuk ka qenë subjekt për kontroll Syrja Kuqja pasi banesa ka qënë ngjitur me të vellezërve. Ngjarja në orën 07 e 20 e mëngjesit të sotëm. Rasti denoncohet nga njëri prej vellezërve Andrea Gjini, i cili tregoi detaje për Fax News.
“Ne kërkojmë drejtësi, se ka ndodhur një ngjarje e jashtëzakoshme që të vidhen 30 mijë euro nga një punonjës policie që nuk ka se si ekziston në botë. Unë duhet të mbrohem nga policia, jo të vidhem nga shteti. Policia ka hyrë te shtëpia e vëllait tim. Rreth orës 07:20 të mëngjesit, isha në lokal, se kam një lokal dhe isha duke punuar. Vjen shefi i policisë edhe më thotë në banesën tënde ka një kontroll dhe kanë ardhur nga Tirana. Ok thashë unë ska problem. Kontrolluan banesën time të rrethuar me policë me maska. Pas kontrollit që na bënë neve dhe të vëllai im vidhen 30 mijë euro nga një punonjës policie, që nusja e vëllait e vendos me emër me të gjitha. Kemi që në mëngjes që policia nuk merr asnjë lloj mase. Kemi vajtur në komisariartin e Cerrikut, Belshit, ata nuk marrin asnjë masë ku nusje e vëllait i vuri gishtin se ky djali është (referuar policit që akuzohet). Vëllai ka ikur që në 1993 në Greqi dhe tani ka ardhur. Ka punuar në emigracion dhe me mund të madh”, tha ai.
Pavarësisht se familjarët e kanë denoncuar rastin nga ana e policisë Belsh,Cerrik dhe Elbasan nuk është marrë asnjë masë.