Tashmë kanë kaluar dy muaj nga koha ku u premtua se do të kishim një linjë ajrore shqiptare dhe do të fluturonte me çmime më të lira dhe kishte garancinë nga ana e vetë kryeministrit se gjithçka do të funsiononte më së miri.
Fax News para se të jepeshin këto garanci nga kryeministri apo edhe autoriteteve të tjera, është shprehur qartësisht nëpërmjet ekspertëve se kjo është e pamundur për shkak se protokolli dhe procedurat për të marrë lejen e fluturimit kërkon kohën e duhur dhe ka afatet e veta çka bie në kundërshtim të plotë me atë çfarë ka deklaruar kryeministri para dy muajsh kur dhe “filluan” fluturimet si dhuratë për grupet e ndryshme.
Por çfarë ka ndodhur sot me ‘Air Albania’ kur sot në ditën e Flamurit pikërisht do duhej të na bënte krenar.
Për të folur në lidhje me situatën, gazetarja e ‘Fax News’ Mirilda Tili ka zhvilluar një intervistë me ekspertin e aviacionit civil Dritan Goxhaj i cili tha se i befasuar që ‘Air Albania’ nuk ka nisur ende fluturimet është kryeministri Rama pasi dihej që ‘Air Albania’ nuk mund të fillonte flutumet kaq shpejt kur vetëm procesi i licensimit kërkon 90 ditë kohë, vetëm për të marrë licencën kombëtare dhe më pas edhe 45 ditë të tjera për të marrë lejen për të fluturuar drejt Europës.
“Para faktit surprizë është vetë kryeministri i cili pa qenë ekspert i fushës besonte se do të nisnin fluturimet siç e deklaroi. Fakti që nuk filluan ka surprizuar më shumë atë se neve, pasi ne e dinin dhe e themi përsëri se procesi i marrjes së licensës në republikën e Shqipërisë sipas normave europiane varion në 90 ditë dhe pasi merr atë, atëherë aplikon në Europë për të marrë një licencë europiane për të fluturuar drejt Europës, edhe ajo do 45 ditë, pra në total i bie 120 ditë, 120 ditë pune. Pra kompania është në proces licensimi, me sa di unë nuk është tërhequr ose ka humbur në drejtim të paditur, por është në proces, unë shpresoj që deri në fund të dhjetorit ta marrë licencën, deri nga data 20-23 dhjetor, po nuk e mori në dhjetor do e marrë në Janar, dhe më pas aplikimin do ta bëjë në Europë, në rast se e merr këtë licencë, mund të fluturojë drejt Turqisë pasi leja europiane nuk nevojitet për në Turqi.
Për sa i përket çmimit të biletave normalisht do të jenë të lira, në varësi të kostove që ka llogaritur kompania, por do jenë të lira, pasi mjafton të heqim e tarifës aero-portuale të cilën nuk do ta paguajë kompania pasi është shtetërore, do ketë ulje, pastaj mund të përfitojë ulje edhe nga karburanti.
Për sa i përket fluturimeve drejt Italisë, ka qenë dhe do jetë e pamundur pa marrë licencën për të fluturuar drejt Europës.
Është një autorizim për vendet e treta për të fluturuar drejt Europës, ky autorizim merret vetëm pasi ke marrë licencën në vendin tënd. Dhe pasi ke marrë atë mund të fluturosh drejt Europës, ndërsa për sa i përket në Turqi fluturimet mund të menjëherë pasi merr licencën kombëtare. Ndryshe drejt Europës nuk fluturon, Turkish Airlines nuk ka fluturim nga Shqipëria drejt Italisë, por ka fluturim vetëm nga Turqia në drejtim të Italisë dhe në rast se do fluturonte një kompani turke nga Shqipëria në drejtim të Italisë atëherë do kishte probleme me autoritetet italiane për shkak se janë kompanitë italiane që fluturojnë nga Italia në drejtim të Shqipërisë. Turkish Airlines që ta bënte këtë duhet të bënte bazë Shqipërinë. Bërja baza e Shqipërisë nënkupton që Turkish Airlines duhet të merrte një licencë kombëtare shqiptare, dhe kjo ekziston”, deklaroi ndër të tjera Dritan Goxhaj. (B.H/Faxweb)
Intervista e plotë: