I gjithë vendi është zgjuar me mot të keq ditën e sotme. Veçanërisht në Gjirokastër, Vlorë dhe Durrës ka patur probleme më të shumta për shkak të rrebesheve të shiut dhe erërave “shkulëse”. Një përrua në Lazarat doli nga shtrati duke bllokuar një fshat të tërë, ndërsa u bllokua edhe një aks rrugor për shkak se ranë disa pemë.
Në Vlorë, një traget nuk po ankorohet dot në port, ndërsa është pezulluar lundrimi në Sarandë për disa mjete lundruese. Po ashtu, në Vlorë, siç duket edhe nga videoja e mëposhtme, deti është i tërbuar ndërsa fryn një erë shumë e fortë.
Kjo e fundit ka lënë Orikumin dhe disa fshtatra të tjerë pa energji eletrike, ndërsa janë rrëzuar edhe zbukurimet e vëna në qendër të qytetit për festat e fundvitit. Probleme me energjinë elektrike ka patur edhe në Durrës, ku ka edhe përmbytje në disa zona.
(M. I./ Faxweb.al)
Discussion about this post