Kujtim Trushi është gjetur i vdekur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e tij në Lezhë, konkretisht në banjo.
I ndjeri kishte humbur jetën rreth dy ditë më parë, ndërkohë fqinjët e kuptuan se kishte dicka nuk shkonte pasi ai kishte munguar ne lagje dhe ata pane rrjedhjen e nje cezme nga shtepia e te ndjerit.
Kjo ka shqetësuar banorët, të cilët janë alarmuar më tej kur kanë filluar të ndjejnë aromë të keqe nga shtëpia e Kujtim Trushit, i cili banonte i vetëm në shtëpinë e tij.
Gazetarja e Fax News, Brixhilda Deda raportoi se banorët menjëherë janë vënë në lëvizje dhe kanë lajmëruar policinë për konstatimin e aromës së keqe.
Mbrëmjen e sotme, zjarrfikëset kanë hyrë në shtëpinë e viktimës së bashku me komshinjtë dhe kanë zbuluar trupin e pajetë të Kujtim Trushit, rreth 55 vjeç.
Në videon e siguruar nga Fax Neës shihen shumë banorë të këtij pallati të cilët presin në ankth teksa forcat zjarrëfikëse futen në pallat për të zbuluar ngjarjen e rëndë.
Sipas raportimit të gazetares së Fax News, viktima nuk ka pasur probleme shëndetësore sipas banorëve por dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale. I vetmi i afërt i viktimës është motra e tij e cila është lajmëruar për ngjarjen e rëndë.
“Kanë qenë banorët e lagjes që kanë vënë re mungesën e tij dhe kanë parë rrjedhjen e një rubineti. Më pas ata kanë nuhatur aromë të keqe dhe kanë lajmëruar policinë. Së bashku me zjarrfikësen kanë shkuar në banesë për të verifikuar. Në momentin që janë futur kanë gjetur kufomën në tualet. Mendohet se vdekja ka qenë për shkaqe natyrale. Viktima jetonte i vetëm. I vetmi i lajmëruar është motra e tij. Pritet nxjerrja e trupit. Nuk dihet sa dite kishte në banesë, por dyshohet të paktën 2-3 ditë. Banorët thonë se nuk ka pasur probleme shëndetësore së fundmi,” raportoi gazetarja e Fax News, Brixhilda Deda.
Per ngjarjen e rende ka reaguar dhe policia: Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:25, në lagjen Skenderbeg, Lezhë, në banesë e tij , është gjetur pa shenja jete shtetasi K.T., 56 vjeç, i cili jetonte i vetëm.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al)