Sfida e Kategorisë Superiore mes Laçit dhe Tiranës ka degjeneruar në dhunë. E gjitha kjo ndodhi në 10 minutat përpara përfundimit të pjesës së parë ku ndeshja ishte 0-0. Dita e sotme ka nxjerr në pah realitetin, se si ka ardhur e duke u degraduar akoma dhe më shumë futbolli shqiptar.
Ndeshja është mbyllur me 1-0, ndërsa tifozët si shpesh herë kanë goditur njëri-tjetrin me stola. Ndërkohë, kishte edhe nga ata që u munduan të hiqnin barrierën e hekurit që ndante dy anët e tifozërisë.
Në videon që ilustrohet në vijim, shihen qartë dy palët të cilat nuk ndalin goditjet mes tyre.
(E.H/Faxweb.al)