Udhëtimi i gjatë i Kodi Lee përfundoi me sukses. 23-vjecari i verbër dhe autik mori fitoren e sezonit të 14-të të “America’s Got Talent”.
“Ndihem shumë i emocionuar. Është e pabesueshme”, tha Kodi në skenë pasi mësoi për fitoren.
Në performancën finale, ai këndoi këngën “You are the reason” në bashkëpunim me Leona Lewis dhe Cher.
Për fitoren, Kodi Lee do të shpërblehet me cmimin e 1 milionë dollarëve.
Kodi u kthye në fenomen që në maj kur dha performancën e parë, duke lënë pa fjalë jurinë dhe publikun. Ai këndoi këngën e Leon Russell, “A song for you”.
Discussion about this post