Edi Rama ka publikuar një video të regjistruar me qytetarët e Kavajës ku ju premton se askënd nuk do të lërë në harresë dhe as në qiell të hapur.
Rama shprehet se banesat e dëmtuara do të shikohen nëse mund të rikonstruktohen për t’u bërë të banueshme, dhe nëse kjo sipas tij nuk është e mundur, do të shemben dhe rindërtohen nga e para.
Ndërkohë ai ka treguar edhe një episod nga jeta e tij private kur tha se dje i kishte mbërritur gjithë dynjaja në shtëpi nga frika e tërmeteve.
“Çfarë e kemi ne në dorë do ta bëjmë, çfarë e ka Zoti është punë tjetër. Do të shikojmë, banesat që mund të rregullohen do të rikonstruktohen dhe kjo bëhet shpejt, ndërsa për ato që nuk rregullohen do pak më tepër kohë, sepse do të shemben e rindërtohen nga e para, por gjatë kësaj kohe nuk do t’ju lëmë jashtë, në çadra apo pa streh. Asnjë. Kjo punë do durim, ju më hertoni listat dhe të vijë autobuzi t’ju marri dhe të shkoni në hotele. Aty do të jeni në kushte optimale si çdo turist që i frekuenton. Dje i kam pas gjithë dynjanë në shpi, ngaqë e kemi shtëpinë me një kat u mblodhën të gjithë aty se ishin nëpër katet e larta dhe kishin parë tmerr, por ama për një gjë të jemi të qartë ne do të bëjmë maksimumin”, tha Rama.
(F.GJ/FAXWEB.AL)