Kandidatura e Flamur Golemit për kryetar Bashkie të Gjirokastrës, duket se nuk është pritur edhe aq mirë nga socialistët e hershëm. Një prej të tillëve është edhe Ndreko Kllapi, themelues i PS në Gjirokastër në vitin 1991 dhe një ndër familjet që njihet me bindje të padiskutueshme të majta.
Zhgënjimi që ka socialisti i mocëm ndaj kandidaturës së Flamur Golemit, është i dukshëm teksa shprehet prerë dhe qartë se nuk do ta votojë ai dhe familjarët e tij që në total përbëjnë nëntë vota.
Jo vetëm kaq, por i moshuari socialist premton votën në favor të PD nëse kjo e fundit do të nxjerrë përballë një kandidat dinjitoz.
Kaq mjafton për të testuar socialistët në Gjirokastër sesa seriozisht e kanë marrë kandidaturën e Golemit për kryetar bashkie. Kur kjo votë e hapur kundër tij vjen nga një themelues i mocëm socialist që hallet i ka mbaruar, cfarë mund të thuash për ata mijëra socialistë të Gjirokastrës, që në gjashtë vitet e fundit kanë marrë si shpërblim hurin e Rilindjes ?
“Unë kam 9 vota, do i mbledh të gjithë me nipër e mbesa dhe nuk e votoj Flamurin. PS-së unë ja jap votën por atij si individ jo. Nëse është ndonjë i demokratikes së re do e votoj.”- shprehet i moshuari në një video për FaxNews.
Discussion about this post