Video e një të moshuari nga Medvegja po bën xhiron e rrjetit pasi është përlotor gjatë një interviste për mediat Kosovare kur është pyetur për tragjedinë e ndodhur në Shqipëri pas tërmetit të 26 Nëntorit.
Ai është shoprehur se është një pensionist që paguhet me 70 euro ndërsa këto para sapo I kishte marrë kur po intervistohej, 10 euro nga të cilat tha se do ti dhuronte për ndihma ndaj Shqipërisë.
I moshuari shprehet se është refugjat dhe ka qëndruar për 3 muaj në Korçë ndërsa është pikëllues reagimi I tij pas këtyre fjalëve pasi nuk i mban dot lotët e dhimbjes nga humbja e dhjetra jetë njerëzish në Shqipëri.
“Jam nga Medvegja, do të dhuroj 10 euro, sot e kam marrë pensionin 70 euro, kam qenë refugjat 3 muaj në Korçë”, tha i moshuari.
https://www.facebook.com/faktor.al/videos/429946654365614/?v=429946654365614
(F.GJ/FAXWEB.AL)