19:30 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ “Do të kandidoj sërish në Tetor”, Hazbiu mallkon votuesit pasi humbi garën: Kjo farë e keqe mos…

15:36 | 03/07/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ “Do të kandidoj sërish në Tetor”, Hazbiu mallkon votuesit pasi humbi garën: Kjo farë e keqe mos…

I njohur për shkak të “mallkimeve” që i bën herë-pas-here elektoratit që nuk e voton,  një nga personazhet më interesante të politikës shqiptare, Hazbi Kasaj, është rikthyer sërish në qëndër të vëmendjes.

Me përfundimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit Kasaj ka komentuar rezultatin duke u shprehur së tepërmi i zhgënjyer nga qytetarët që nuk e votuan të cilëve u thotë: “Kjo farë e keqe mos u paftë më në qytetin e Këlcyrës, pasi këtu janë më tepër budallenj sesa të mençur”.

Mirëpo, Kasaj, nuk resht së surprizuari, duke ardhur me risi në “axhendën” e tij politike për këtë vit. Ndryshe nga herën e fundit ku e mallkojë Metën dhe vendosi të mos “njihte” dekretin e tij për 13 tetorin, tashmë thotë se ky tetor është një shanc tjetër për qytetarët e Këlcyrës të vendosin si duhet.

Madje Kasaj i ka “përveshur që tani mëngët”, ndërsa shprehet se ka filluar që tani nga puna për të sensibilizuar qytetarët, përmes daljeve të shumta në media.

Sipas, Kasaj sëmundja PD-PS nuk ka në plan të përfundojë kështu që është detyrë edhe e medias për të sensibilizuar qytetarët.

Ka perfunduar procesi i numërimit të votave në Këlcyrë, sa vota keni fituar?

Kasaj: 100-110 vota, nuk e di

Po kandidati tjetër që ishte në garë?

Kasaj: 280 më thanë. Dmth t’renditesh i 3-ti? E prisje këtë rezultat? Jo gjallë në botë sepse mendova se njerëzit ishin kulturuar, ishin ndërgjegjësuar me një program fantastik, por nuk duan. Duan persona pa program, duan të rrinë si të duan dhe janë në rregull.

Dmth t’i po thumbon edhe kryetarin aktual këtu?

Kasaj: Jo spo e thumboj, kjo është një sëmundje akoma PD-PS dhe që s’ka në plan të përfundojë. Është edhe një barrë për të gjithë mediat të ndërgjegjësojnë vendin, pasi nuk është partia ajo që zhvillon vendin…

Je i zhgënjyer?

Kasaj: Po, patjetër.

Do të provosh sërish të kandidosh?

Kasaj: Po, po edhe një herë.

Çfarë të kanë thënë, a ke pasur tekefonata?

Kasaj: Po më shumë nga jashtë, nga Gjirokastra, Fieri, Tepelena, Saranda, nga Vlora. Ka patur shumë telefonata që pyesnin: A fitove?

I zhgënjeve?

Kasaj: Jo si kam zgjënyer, votuesit i zgënjyën. Më zhgënjyen mua, zhgënjyen edhe ata të tjerët.

Cili është mallkimi për këta votues?

Kasaj: Për momentin nuk do ta jap. Mua më kanë ftuar edhe disa media të tjera. Mundohem të shkojë në media për tu treguar të vërtetën.

Së shpejti do të kemi zgjedhje në 13 tetor dhe do të kandidoj sërish. Ne jemi akoma në avantazh meqënse pala tjetër do hyjë në zgjedhje sërish më 13 tetor.

Do të kandidosh sërish? Po t’i bie ndesh me fjalët e tua sepse ti ke thënë që zgjedhjet janë në 30 Qershor?

Kasaj: Po jo....

Hazbi, cili është mallkimi që ke për të gjithë banorët që s’të kanë votuar ty?

Kasaj: Mallkimi im është që, kjo farë e keqe mos u shoftë më në qytetin e Këlcyrës pasi janë më shumë budallënj dhe më pak të mençur.

Etiketa: Hazbi Kasaj
Pas

‘Rikthehet’ grabitja e Rinasit, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e autorëve. Ja shuma marramendëse që ofrohet

Para

Zëvendëson Mogherinin, cilat janë qëndrimet e tij për shkëmbimin e territoreve

Para
Zëvendëson Mogherinin, cilat janë qëndrimet e tij për shkëmbimin e territoreve

Zëvendëson Mogherinin, cilat janë qëndrimet e tij për shkëmbimin e territoreve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Stërvitjet ushtarake përforcojnë bashkëpunimin ushtarak SHBA–Serbi

Tragjedi në Francë, tre të vdekur pas rrëzimit të një avioni të vogël

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

Botërori i forcave ushtarake, mundësi Chermen Valiev i dhuron medalje ari Shqipërisë

Tumoret, gjysma e vdekjeve janë për shkak të shkaqeve të parandalueshme

Vrau vajzën e tij 16 vjeçe dhe fqinjin italian, gjykata dënon me burgim të përjetshëm Taulant Malajn

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd , guri bie nga kodra

Policia britanike arreston katër persona pas protestës pro-palestineze në bazën ushtarake

Hetimet mbi skandalin me subvencionet e BE-së, dorëhiqen 5 zyrtarë të lartë në Greqi

Krim tronditës në Turqi/ Vret ish-të fejuarën shtatzënë pas përdhunimit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.