Disa ditë më parë në vizitën tek familja Lala, një ndër të prekurat më rëndë prej tërmetit, kryeministri Rama iu hakërrye kryebashkiakut të Tiranës Veliaj, duke e urdhëruar që të nesërmen të çohej në orën 4:30 të mëngjesit dhe personalisht të vinte në godinë për të lyer shkallët. (Pallati ku po akomodoheshin pjesëtarë të familjes)
Por a ka ndodhur në të vërtetë kjo, a janë lyer shkallët e pallatit dhe a janë hequr “shkarravinat” për të cilat u ankua Rama.
Emisioni Boom, ka shkuar në godinën në fjalë për të parë gjendjen. Këto janë pamjet.