14:35 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Drama e dy të moshuarve në Korçë, flet myftiu Cikalleshi: Djali dhe vajza hodhën në rrugë prindërit, alarmante…

17:53 | 29/06/2018
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Drama e dy të moshuarve në Korçë, flet myftiu Cikalleshi: Djali dhe vajza hodhën në rrugë prindërit, alarmante…

Myftiu i Korçës Ledian Çikalleshi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e trishtë të dy të moshuarve në Korçë, Fadil Mane dhe Lumturie Mane të cilët ishin nxjerrë në mes të ftohtit nga shtëpia nga fëmijët e tyre.

Cikalleshi ka thënë se ky rast e ka indinjuar dhe kjo është diçka që duhet të alarmojë çdo kënd që ka ndërgjegje.

“Jam i indinjuar jashtë mase me ngjarjen që ndodhi në qytetin e Korçës, që preku pothuajse të gjithë njerëzit, ku në një familje, djali dhe vajza hedhin në rrugë pa asnjë lloj ndihme, pa asnjë përkrahje prindërit e tyre të moshuar që nuk janë të zotat e vetes. Kjo është dicka që duhet të alarmojë çdo kënd që ka ndërgjegje se si mund të hidhen prindërit në rrugë”, tha ai.

Nga ana tjetër myftiu Cikalleshi u shpreh se po bëhen përpjekje në bashkëpunim me institucione për të gjetur një zgjidhje sa më të mirë për dy të moshuarit e braktisur.

“Ne erdhëm pranë çiftit të moshurave dhe bashkë me institucione, prefektin e qarkut të Korçës, po përpiqemi që të gjejmë një zgjidhje deri sa të rregullohen, kemi ofruar edhe ushqim për këto dy të moshur duke ndërhyrë edhe në institucione shtetërore që kanë gjetur një vendstrehim dhe ne do t’ju sigurojmë një person që t’ju shërbeje, t’ju gatuajë  deri të ketë një zgjidhje për këto dy njerëz.

Ne do tju ofrojmë shërbimet çfarë iu duhet pasi janë të terrorizuar nga fëmijët e tyre por edhe nga njerëzit e tjerë dashakeq.

Neve jemi të gatshëm që në momentin që ai ambient nuk do tu përgjigjet kushteve, për të gjetur një ambient me qera deri sa kjo odise e tyre të marrë fund”, deklaroi myftiu Cikalleshi.

Pas kronikës së ‘Fax News’ për dy të moshuarit, Shërbimi Social ka vendosur për transferimin e tyre drejt Beratit.

Të moshuarit kishin kërkuar ndihmë nga njerëzit pasi prej ditësh ndodheshin në rrugë në mes të ftohtit.

Fadil Mane 82-vjeç ka thënë se qytetarët kanë mbledhur disa shumë për të siguruar jetësën për disa ditë.

“Kam 4 femijë. Çupa me dhëndrin na moren lekët e shtëpisë dhe na nxorën jashtë.

Kemi fjetur në hotel. Lekët na i kanë dhënë qytetarë të ndryshëm. Jemi të semurë. Marrim pension dhe blejmë ilaçe. Gruaja është e sëmurë .

Kujdesem unë për atë. Më ka dhunuar nusja. Djali nuk më pranon në shtëpi”, u shpreh ai për ‘Fax News’.

Ndërkohë dy të moshuarit kanë bërë dhe denoncim në Polici pasi sipas tyre në hotelin ku strehoheshin iu kanë vjedhur 300 mijë lek të vjetra.

(B.H/Faxweb)

 

 

 

Etiketa: Lediam Cikalleshimyftiu
Pas

Skandali i audiopërgjimit, zbardhen bisedat: Kush është Anila?! Mos ma sillni në majë të hundës, se…(E plotë)

Para

Marria e prishjes së një Teatri Kombëtar

Para
Marria e prishjes së një Teatri Kombëtar

Marria e prishjes së një Teatri Kombëtar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia nuk ndalet, Putin deklaron avancimin e trupave ruse në Ukrainë dhe paralajmëron: Objektivat tona nuk kanë ndryshuar

Shkodër/ Policia Rrugore në gatishmëri të plotë për sigurinë në akse, 2227 masa të vendosura në dy javë

E rëndë në Lezhë, një person mbytet në ujërat e lumit Mat

Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari që përndiqte dhe nxiste një të mitur të përdorte drogë

31 të vdekur nga bombardimet ruse në Kiev, Trump reagon ashpër: Sulme të neveritshme. Do të vendosim sanksione shtesë për Moskën

Tragjedi në Jerusalem! Punonjësi i kopshtit zoologjik u sulmua nga një leopard, ndërron jetë në spital pas plagëve të marra

Kosova heq taksën doganore për mallrat amerikane, Kurti: Dëshmon marrëdhënien e mirë që kemi me njëri-tjetrin

Dosja 5D/ Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-drejtorit të bashkisë Tiranë

Kodi i ri Penal, BE: Nuk ishim pjesë e hartimit të draftit, bëni konsultim gjithëpërfshirës me të gjithë institucionet e Drejtësisë

Stuhitë e shiut dhe përmbytjet godasin disa qytete amerikane, Nju Jorku dhe Nju Xhersi shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.