Këto janë pamje dramatike të filmuara nga droni. Shumë makina të djegura në mes të rrugës në qendër të Portugalisë. Brenda kanë patur njerëz të cilët po përpiqeshin të largoheshin nga flakët që kishin përfshirë pyllin.
64 persona kanë humbur jetën deri më tani, ndërkohë temperaturat e larta kërcënojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarret në pyjet e Portugalisë. Temperaturat më të larta të javës pritet të shënohen gjatë ditës së sotme dhe së bashku me erën mund të çojnë në rindezje të zjarreve.
Zyrtarët thonë se edhe pse 70% e zjarrit është nën kontroll, ajo pjesë që mbetet ende e pashuar është një burim i madh shqetësimi.
Mëse 1.000 zjarrfikës janë angazhuar në shuarjen e zjarrit që ende vijon të djegë në disa fronte. (M.D/Shuplaka)