Në rrugën Turizëm -Kanal i Cukës në Sarandë një aksident automobilistik ka ndodhur në orën 14:00 ku si pasojë janë përplasur një motoçikletë dhe një makinë “Pasat” me targa të huaja.
Si pasojë e aksidentit i lënduar ka mbetur drejtuesi i motoçikletës i cili po merr ndihmrn e specializuar në Spitalin e Sarandës. Policia po procedon personat e ndodhur në automjetin me targa të huaja. Aksidenti ka krijuar radhe të gjata automjetesh.
Vlen të theksohet fakti që vetëm në 2 ditët e fundit në Sarandë kanë ndodhur 3 aksidente me njerëz të lënduar dhe dëme të konsuderueshme në mjete. Sinjalistika e munguar rrugore por edhe fluksi i turistëve, kerkojnë angazhime më të mëdha nga forcat policore për të monitoruar dhe siguruar lëvizjen e sigurtë të automjeteve në Sarandë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)