Në një deklaratë për mediat Kryetari i PD, Dega Vau Dejës, Agim Bushati, është shprehur se pjesmarrja e votuesve në Bashkinë Vau Dejës është shumë më e ulët se ajo që raporton KZAZ nr 6 në Bushat.
Sipas verifikimeve të kryera nga grupet e ngritura pranë QV, flitet për një manipulim të hapur me kartat e identitetit. Ndërkohë nga të dhënat e deritanishme pjesëmarrja e votuesve në Bashkinë Vau Dejës sipas informacioneve paraprake është nga 38. 746 votues që janë të regjistruar në total, rezulton se vetëm 2. 295 prej tyre kanë votuar, ndryshe rreth 6 %.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post