Sot në Gjirokastër është përkujtuar 75-vjetori i çlirimit të qytetit ndërsa është organizuar edhe një ceremoni zyrtare në nderë të kësaj date.
Ndërkohë edhe këtë vit nuk kanë munguar manifestimet me simbolet e komunizmit dhe këtë radhë, Faxweb ka siguruar pamje ku një zotëri mban në duar foton e diktatorit, Enver Hoxha.
Ai edhe ka debatuar me njërin prej pjesmarrësve në ceremoni, i cili i ka kërkuar heqjen e fotografisë nga ekspozimi duke I kujtuar se kjo ishte një ceremoni zyrtare shtetërore.
Qytetari 1: Hiqe mor burrë të lutëm se është ceremoni zyrtare. Është cermoni shtetërore.
Qytetari 2: Po ky është komandanti ynë, e dua shumë
Qytetari 1: Edhe unë mbase e dua më shumë se sa ti, por është ceremoni zyrtare.
Ndërkohë qytetari që mbante fotografinë është pyetur se përse kishte zgjedhur të merrte pjesë në këtë aktivitet me fotografinë e diktatorit në duar, teksa i përloptur ai u përgjigj: “28 mijë u vranë në Shqipëri, për çlirimin e Shqipërisë, nën komandën e këtij (tregon foton). Ju uroj nga zemra të tërëve që këta që ranë 28 mijë për Shqipërinë, gjaku mos iu bëftë helm por lezet për këtë popull. Kam të afërm të rënë në luftë (përmend emrat e 4 pjestarëve të fisit të tij), e mbaj font në shtëpinë time, dhe uroj të ecin brezat me dashuri. Sot nuk ka dashuri, nuk ka dhembshuri dhe jemi bërë zagarë”.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/555167978586091/
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post