Belul Kokollari është 45-vjeçari nga Prizreni që u arrestua ditën e sotme në kufirin e Morinës, pasi rreth një muaj më parë ka përdhunuar djalin e motrës, një 8-vjeçar.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, policia thotë se ky person dyshohet ta ketë përdhunuar nipin e tij. Denoncimi u bë nga motra e autorit, rreth dy javë më parë, ndërsa sot ka qenë ajo që e ka sinjalizuar policinë që do të vijë në Berat vëllai i saj.
Mirëpo, duke hedhur një sy profilit të 45-vjeçarit në Facebook, shihen mesazhe të ndryshme ‘morali’. Njëri nga këta ka të bëjë me njerëzit e këqinj.
“Njeriu që gabon, mund të e përmirësoj gabimin. Njeriu i paditur mund të mësoj. Por një njeri i keq në shpirt, do mbetet gjithmonë i tillë.”, shkruante Kokollari në 26 shtator.
Një mesazh dhune ndaj fëmijëve është dhënë nga ky person ne vitin 2017. Ai ka shpërndarë videon e një prindi që rreh me shkop fëmijën e tij, duke e përshkruar : “Kjo ju pret nëse nuk mësoni”. (Shiko ketu videon)
(E.H/Faxweb.al)