Mijëra peligrinë kanë qënë ditën sotme në malin Tomorrit duke bërë tepër të vështirë lëvizjen e automjeteve.
Trafiku i rënduar ka bërë që lëvizja e automjeteve të kryet shumë ngadalë. Për më shumë se katër orë trafiku ka qenë i bllokuar pasi kjo ështē rruga e vetme që të çon në Teqen e Abaz Aliut.
Shtimi numrit të peligrinëve ka ndodhur pasi një vit më parë situata pandemike Covid19 pengoi zhvillimin e pelegrinazhit. Grumbullimi i mijëra qytetarëve në një vend mundëson rrezikun e përhapjes së pandemisë.
Megjithëse janë marre masa nga forcat policisë qarkut Berat se bashku me atë Skrapar, kjo situatë e pazakontë ka bërë që pelegrinët të ngelen të bllokuar orë të tëra.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe Policia e Beratit, e cila i bën thirrje përdoruesve të rrugës të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Njoftimi:
Policia Rrugore Berat
Policia Rrugore e Beratit nisur nga fakti se në aksin rrugor në drejtim të Malit të Tomorit vijon të ketë fluks të lartë të automjeteve, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.
Gjithashtu i bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që kanë parkuar mjetet pranë Teqes, të afrohen pranë mjeteve të tyre pasi ka fluks të madh të automjeteve dhe parkimet fillestare do ndryshojnë për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve që janë në ngjitje.
Gjithashtu drejtuesit e mjeteve të cilët parkojnë mjetin dhe largohen të vendosin numrin e tyre të celularit në xhamin e mjetit në mënyrë që të telefonohen kur duhet të lëvizin mjetet.
Policia Rrugore e Beratit, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.
(E.H/Faxweb.al)