Diçka e cila na bie rrallë ta shikojmë ka ndodhur në një ndeshje boksi teksa kampioni I boksit në Afrikën e Jugut Ruann Visser ka pësuar “knockout” pa rënë gongu për nisjen e sfidës.
Ruan është i gjatë 207 centimetra dhe peshon 130 kilogramë. Në 20 ndeshje, ai ka arritur 18 fitore dhe vetëm 2 humbje, 17 nga fitoret i ka mbyllur para kohe.
Megjithatë, duelin e tij të fundit ai nuk ka mundur ta nis fare edhe pse është ngjitur në ring, duke pësuar “knockout” pa rënë gongu.
Në momentet para ndeshjes, ai ishte duke u mbështetur te litarët, por gjatësia dhe pesha e tij bënë që boksieri gjigant të bjerë nga ringu. Fatmirësisht dëmtimet nuk ishin shumë serioze, megjithatë mjeku nuk e lejoji boksierin të nisë ndeshjen.