00:52 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Video/ E gjithë Shqipëria në protestë, studentët marshojnë rrugëve për të drejtat e tyre

10:40 | 07/12/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video/ E gjithë Shqipëria në protestë, studentët marshojnë rrugëve për të drejtat e tyre

Ashtu siç ishte parashikuar mijëra studentë nga e gjithë Shipëria, janë ngritur për të protestuar për uljen e tarifave në univeristete dhe përmirësimin e kushteve në auditore dhe në konvikte.

Në për të gjitha ‘arteriet’ kryesore të kryeqytetit, studentët e fakultetit të Juridikut, Ekonomikut, Filologjikut, Politeknikut, Gjeologji Miniera, Inixhinierisë, Shkencat e Natyrë, Shkencat Sociale si dhe Mjekësisë duke u grumbulluar para ministrisë së Arsimit.

Ndërsa në Tiranë të gjithë po marshojnë drejt ministrisë së Arsimit, nëpër Vlorë, Shkodër, Durrës, Elbasan studentët po protestojnë në qytet duke kërkuar të drejtat e tyre.

Në qytetin e Korçës studentët po protestojnë, ndërkohë duke kërkuar që të përgjysmohen tarifat si dhe të përmirësohen kushtet e konvikteve.

Në Elbasan gjithashtu studentët janë grumbulluar nën thirrjet duke kërkuar arsim publik falas. Në Durrës po ashtu studentët kanë bojkotuar mësimin, dhe po protestojnë duke kërkuar uljet e tarifës së shkollimit. 

Po ashtu studentët në Vlorë, po protestojnë me thirrjet  “Arsim Publik Falas”, duke vërshuar nëpër rrugët e qytetit bregdetar.

Në qytetin e Shkodrës, studentët po ashte po marshojnë në rrugët kryesore të qytetit dhe disa prej tyre u janë bashkuar studentëve në Tiranë.

Kujtojmë se 4 kërkesat e studentëve ishin:
1. Anulimi i VKM për tarifa shtesë.
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.
3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
4. Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet ne bord.

Studentët e UBT-së kanë shtuar dhe disa kërkesa të tjera, që vijojnë si më poshtë:

Kërkesat e studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës:

1- Paisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018 – 2019;

2- Rritja e buxhetit për arsimin me 8% të GDP-së, buxheti për vitin 2019;

3- Reduktimi tarifës me 30% për vitin akademik 2018 – 2019;

4- Reduktimi tarifes me 50 % për vitin akademik 2019 – 2020;

5- Arsim publik falas për vitin akademik 2020 – 2021;

6- Përmirësimi i kushteve të konvikteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës;

7- Mbështetja e aktiviteteve dhe projekteve të studentëve me një fond të veçantë, nivel fakulteti;

8- Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore;

9- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor;

10- Rritja nga 10% në 40% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor, dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: protestarretheshqiperiastudente
Pas

‘’Qëndroni larg!”, studentët paralajmërojnë forumet politike: Protesta jonë s’ka lidhje me ju!

Para

”Jeni në kundërshtim me ligjin”, Bylykbashi përplaset me Ruçin për shortin e KED: Nuk është koha…

Para
Debat në komision, Bylykbashi: Lista e kandidatëve bie ndesh me kërkesën e OMN-së

''Jeni në kundërshtim me ligjin", Bylykbashi përplaset me Ruçin për shortin e KED: Nuk është koha...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.