04:20 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ “E goditën se i filmoi”, policia i nxjerri mllefin një vogëlushi 15-vjeçar, shpërthen në ulërima e ëma: Do bëj namin!

19:26 | 12/04/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ “E goditën se i filmoi”, policia i nxjerri mllefin një vogëlushi 15-vjeçar, shpërthen në ulërima e ëma: Do bëj namin!

Një ngjarje e turpshme me protagonistë disa efektivë të Policisë së Shtetit ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Një qytetar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku një nënë shpreh revoltën dhe indinjatën e saj ndaj një patrulle policie, e cila sipas saj i ka dhunuar të birin 15-vjeçar.

Qytetari që e dërgoi videon shprehet se pak para se të ndodhte ky incident, policia ndaloi një makinë me disa çuna brenda, të cilët kishin shkelur rregullat.

Sipas tij, djemtë arritën t’i shpëtonin policisë duke braktisur makinën dhe duke e lënë policinë me ‘gisht në gojë’.

E gjithë kjo skenë është filmuar nga një adoleshent 15-vjeçar, i cili sipas qytetarit nuk kishte asnjë lidhje me djemtë që i shpëtuan policisë.

Pasi policia pa që ai filmoi gjithçka, ia nxorrën gjithë mllefin e paaftësisë së tyre djalit të mitur, duke e qëlluar atë.

Qytetari shkruan: Pershendetje JOQ! Sapo ndodhi te rruga e Elbasanit. Policia ndaloi nje makin brenda disa cuna por ishin pa leje. Ata braktisen makinen dhe iken kurse nje djal i vogel po filmonte, por skish lidhje me ata ne makine. Policet e pane dhe e qelluan djalin e vogel. Ai ishte nen moshe.

Më pas aty ka mbërritur nëna e vogëlushit e cila me të drejtë shpërtheu ndaj punonjësve të policisë, duke iu kërkuar llogari për aktin e tyre të shëmtuar ndaj një fëmije.

Në video ajo dëgjohet të thotë se do ta çojë këtë çështje deri në Bruksel, ndërsa i kujton policëve të Lleshit se kanë shkelur të drejtat e fëmijëve.

Nëna e 15-vjeçarit thotë:

Deri në Bruksel do shkoj, mbajeni mend. Kush ma prek djalin mua, ja mbajeni mend, namin do bëj. Cili komisariat jeni? Namin do të bëj. Ja keni për ta parë. Kush e ka prek djalin me dorë?! Kush e ka prek djalin 15-vjeç me dorë Edi Rama e gjithë qeveria shqiptare ka për ta marrë. Guxoni juve me prek djalin me dorë. Mos më fol! Ma prek mua djalin me dorë?! Kush je ti?! Është fëmijë! Keni shkelur të drejtën…

 

Pas

Situata me pandeminë në Kosovë, Kurti thirrje emigrantëve: Dashuria juaj për Kosovën nuk pati kushte madje edhe kur…

Para

“Ja do këndosh njëherë po pastaj”, këngëtarja shqiptare tregon si e bindi babain që të vazhdonte muzikën

Para
 “Të dua po mos trego”, Aurela Gaçe shpreh dashurinë, por jo burrit të saj (FOTO)

"Ja do këndosh njëherë po pastaj", këngëtarja shqiptare tregon si e bindi babain që të vazhdonte muzikën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.