Në minutën e 33-të të takimit, japonezi Haragucci përfiton nga një keqkuptim midis portierit Hradeki dhe qendërmbrojtësit dhe del me portën bosh.
Gjuan me të djathtën, për një sekondë është i bindur se ka shënuar, por për habinë e të gjithëve topi fillon të ngadalësohet çuditshëm, efekt ky që i jep kohë mbrojtësit të Leverkuzen për ta ndalur pak centimetra nga vija fatale.
Po të tregohemi të vëmendshëm mund të dallojmë se dhe vetë mbrojtësi i Leverkuzen që po vrapon për të kapur topin, dorëzohet e ndalon vrullin duke e kujtuar një gol të sigurtë, por pas pak sekondash rifillon përsëri vrapin pasi kuptoi se çfarë i ndodhi topit.
Discussion about this post