Një burrë ia arrin të kthejë kokën nga shpina, gjë të cilën njerëzit normalë thjesht do ta ëndërronin.
Ai duket se është mjaft elastik dhe me një talent të rrallë, që i jep mundësinë të kryejë lëvizje nga më të çuditshmet me trupin e tij.
Siç duket edhe në videon e shpërndarë nga “Daily Mail”, ai i bën lëvizjet pa u shqetësuar fare, duke i mahnitur të gjitëh.