Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, ka treguar se menjëherë pas tërmetit në Shqipëri, ata janë organizuar për 30 minuta.
Në një intervistë për Abc News, Haradinaj ka thënë se për tërmetin ka folur me Presidentin Ilir Meta dhe mënjëherë ka sjell grupet e emergjencës në Shqipëri. Sakaq, kryeministri kosovar ka thënë se është përpjekur të flasë dhe me Ramën por e ka patur të pamundur të lidhet me të, pasi sipas Haradinaj Rama nuk mban telefon.
“Është bërë e pamundur për tu lidhur me Kryeministrin. Një numër që mban ai (Rama) nuk di si ta arrish në telefon. Unë e kam provuar kryeministrin dhe ka qenë vështirë, ai s’mban fare telefon dhe s’ka një person që mund të komunikosh në të tillë situatë me të”, është shprehur Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.