Miss Serbia i surprizoi të gjithë në evenimentin e ‘Miss Freedom of the World’, që po organizohet në Kosovë. Midis shumë përfaqësueseve nga vendet e ndryshme të rajonit dhe me gjerë, ajo sfiloi e buzëqeshur dhe ndërkohë bëri me duar simbolin e shqiponjës.
E pyetur se përse e bëri atë gjest përpara mediave, që ishin mbledhur për të pasqyruar eventin, missi u përgjigj shkurt.“Është formë respekti, për mua është normale ta bëj.”
Bukuroshja serbe nuk u ndal me aq. Ajo u fotografua edhe me Miss Kosovën dhe Miss Shqipërinë, duke bërë sërish simbolin e shqiponjës. Epo kot nuk thonë: arti, moda dhe futbolli i bashkon kombet.