VIDEO e papublikuar nga Rama, si e krahason Endri Fuga kryeministrin me Ajnshtajnin.
Për Endri Fugën kryeministri Rama mund të krahasohet pa asnjë mëdyshje me njerëzit që kanë bërë ndryshimin në botë.
Kështu në një video të publikuar në “Twitter” ai ka montuar Ramën duke e krahasuar me Anshtajnin, me Gandin apo me Martin Luter Kingun.
Duhet thënë se pavarësisht se Rama në sytë e Fugës mund të krahasohet me këto legjenda të historisë botërore, impakti që ata kanë pasur për njerëzimin flet më shumë se çdo krahasim.
“Kjo është për të çmendurit, për rebelët, për trazovaçët, për ata që i shohin gjërat ndryshe. Ndërsa disa i shohin si të çmendur ne i shohim si gjeni, sepse ata janë aq të çmendur sa guxojnë se mund të ndryshojnë botën. Janë ata që e ndryshojnë vërtet”, shkruhet në titrat e videos.
Për Fugën kryeministri e ka ndryshuar botën, po për shqiptarët?! Ndoshta krahu i djathtë i Ramës e di më mirë. (E.K/SHUPLAKA)
Guxo te mendosh ndryshe! pic.twitter.com/gS5ZsI29yt
— Endri Fuga (@endrifuga) June 21, 2017